Ndërsa në botë dhe sidomos në vendet e zhvilluara ka nisur të rritet ndjeshëm numri i divorceve, kjo gjë ka një anë të mirë për disa njerëz. Shumë çifte i kanë dhënë fund lidhjes për shkak të problemeve seksuale.

Po ndërsa deri tani partnerët i jepnin fund marrëdhënies për shkak të papërputhshmërisë në shtrat, ky fenomen është arsyeja e lindjes së një profesioni të ri. Në vende si Anglia, tashmë në dhomën e gjumit po zë gjithnjë e më shumë vend trajneri i seksit.

Këta persona po pajisen dhe me çertifikatë si terapistë seksi. Ata ndihmojnë çiftet për të tejkaluar problemet në shtrat duke bërë që të arrijnë një orgazëm më të mirë dhe të ndihen më rehat gjatë aktit.

Tani për tani profesioni në fjalë konsiderohet të jetë i ri dhe në fillesat e tij, pasi në të gjithë botën numërohen vetëm 80 trajnerë seksi. Por nëse do të rezultojë efikas numri i personave që do duan ta ushtrojnë atë pritet të rritet ndjeshëm.

Pikërisht mbi këtë profesion bazohet filmi me titull “Hope Springs”, i cili tregon historinë e një çifti që merr konsulta për marrëdhënien seksuale me njëri tjetrin.