VLORE, 14 shkurt 2013– Një 45 vjeçar nga Vlora kërcënon se do të hidhet nga pallati. Shtetasi Skënder Musai, prej mëse një ore gjendet në taracën e një pallati 10-katësh dhe kërcënon se do hidhet prej andej.

Sipas gruas së tij, ata kanë pasur probleme me pronësinë e shtëpisë dhe mendohet se ky është shkaku i revoltës së 45 vjeçarit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur negociatat për të mundësuar zbritjen e tij nga ndërtesa.