Luka Joviç ishte një nga futbollistët më të përfolur në muajin e kaluar, kjo për shkak të problemeve që kishte me shtetin e tij.Gjatë kohës kur Koronavirusi kishte shpërthyer në Spanjë, sulmuesi i Real Madridit u largua dhe shkoi në vendlindjen e tij në Serbi. Megjithatë në shtetin e tij, Joviç hasi probleme të shumta, teksa i ndalua dhe kishte thyer karantinën.
Masat në Serbi janë të ashpra dhe sulmuesi tashmë rrezikon shumë. Dënimet që mund të marrë Joviç tani, fillojnë nga 1275 euro gjobë deri në 3 vite burg.Gjithsesi mundësitë e mëdha janë që lojtari të dënohet me gjobë, ashtu siç ndodh shpesh me sportistët e mëdhenj.





