Çelsi është mbërthyer nga një krizë totale, me blutë që janë jashtë çdo objektivi sezonal ndërsa prezenca në Evropë sezonin e ardhshëm duket e pamundur.

Problemi është më i thellë se kaq, tani yjet e bluve të gjendur përballë një fakti të tillë kanë filluar të rebelohen, ose më saktë janë bërë pishman për kontratat afatgjatë që firmosën.

Në janarin e 2023, Çelsi afroi në Londër dy lojtarë, Mudrik dhe Enzo Fernandez, dy lojtarë që i kushtuan klubit 195 milionë paund, ndërsa firmosën kontrata deri në 2031. Por tashmë Enzo Fernandez dëshiron të largohet në verë pasi nuk beson më te projekti i bluve.

Rikujtojmë që këtë verë londinezët afruan edhe dy lojtarë të tjerë si Xhekson dhe Kaisedo, vetëm ky i fundit i kushtoi 115 milion paund duke thyer rekordin brenda për brenda Anglisë.  Në total, që pas ardhjes së pronarit të ri, Çelsi ka firmosur me nëntë lojtarë kontrata deri në 2030.