Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka prezantuar këtë të shtunë raportin me regjistrat pronësorë në Tiranë, duke evidentuar problematikat e rënda që ka pasur ndër vite.
Ai ka sqaruar se raporti, do të dërgohet në Kryeministri për dy arsye, për të nisur hetimet ashtu siç ndodhi me rastin e Durrësit dhe për të shmangur presionin për të ndërhyrë.
“Pas kësaj dite nuk ka më rrëmujë e ndryshime të pakontrolluara.
Arkivi i pronave është me sistem kamerash e sistem alarmi, me punonjës që kanë përgjegjësi e firmë, ka persona përgjegjës për cdo hyrje dalje.
Raporti i Tiranës do i përcillet Kryeministrisë e Ministrisë së Drejtësisë për dy arsye. Cdo strukturë kontrolluese që të vijojë hetimet mbi bazën e këtij raporti…si për raportin e Durrësit ka hetime, janë thirrur punonjës.
E dyta për të shmangur presionet e lloj lloj tipave e banditëve, ndërhyrësve, që do vijojnë të kërkojnë aman të fus këtë e të heq atë, kur ky raport është i depozituar dhe në institucione të tjera që të prekësh regjistrat duhet të fusësh njerëz dhe institucione të tjera, gjë që më duket e pamundur”, tha Lame.