Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë, ndërkohë në Durrës situata paraqitet e qetë.

Shirat vazhdojne të bien me intesitet të ulët dhe aktualisht kemi rritje të nivelit të ujërave në kanalin kryesor të hidrovorit. Të dy hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa në kanalet anësore po bien mbeturina të shumta që vështirësojnë punën e hidrovorit.

Nga të dhënat zyrtare nga Prefektura Durrës, “DurrësLajm” mëson se në ish-Kënetë janë rreth tri familje që u ka hyrë uji në banesa dhe disa familjeve të tjera iu ka depërtuar në oborret e shtëpive.

Aktualisht gjendja e lumenjve është në nivel në mesataren e tyre dhe nuk kemi pasur probleme. Në kanalet dytësore uji është në maksimumin e tyre dhe në disa prej tyre ka dalë nga kanali si në Kënetë dhe në Shkozet. Nga bashkia nëpërmjet ndërmarjes Rruga po meren masa për normalizimin e situatës.

Ndërkohë, në bashkitë Shijak dhe Krujë situata paraqitet pa probleme. Lidhur me shkëputjen e energjisë elektrike, ka pasur defekte në zoneën e Plazhit dhe të Currilave si dhe në fshatrat e Manzës, e në Fushë- Krujë.

Nga të njëjtat burime, mësohet se situata po normalizohet dhe vazhdon të mbahet nën monitorim.