TIRANE, 15 mars 2013 – Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Kreshnik Dibra, 25 vjeç, djali i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra.
25- vjeçari dyshohet se ka përplasur me makinë një këmbësore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e parë.
Aksidenti ka ndodhur rreth dy ditë më parë, në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ku 25- vjeçari me makinën e tij tip Golf me targa AA 267 FB, ka përplasur shtetasen M. Zhebo, e cila momentalisht ndodhet në Spitalin Ushtarak.
Policia dyshon se Dibra në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





