POGRADEC, 9 nentor 2013-Policia e Pogradecit ka nisur precedim penal në gjendje të lirë për drejtuesin dhe rojen e ‘Albminiera’ , te cilet akuzohen per shperdorim detyre.Ata nuk kanë ruajtur dhe mbyllur minierën ku humbën jetën 5 të rinj vetëm një ditë më parë. Kjo pakujdesi e dy personave të mësipërm solli futjen e të rinjve në minierë dhe më pas asfiksimin e tyre nga gazi karbonik. 
Të rinjtë ishin futur në minierë për të nxjerrë skrap. Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.