DURRES, 30 maj 2013- Ditën e sotme filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të shkatërrimit të pronës në ngarkim të shtetasit D.P., 29 vjec, banues në lagjen Nr.1 Durrës.
Shtetasi në fjalë, gjatë orëve të natës ka thyer xhamin e një zyre elektorale në bulevardin e qytetit, lagja Nr.4.
Lidhur me rastin, nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme proceduriale, nga të cilat rezultoi se shtetasi në fjalë, i cili paraqet probleme të ekuilibrit mendor rezulton përsëritës në ngjarje të tilla.
Ky person më datë 02.05.2013, rreth orës 02.00, në lagjen Nr.11 të qytetit, ka thyer reklamën e një dyqani celularësh në pronësi të shtetasit S.K.; veprim për të cilin është proceduar penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër.
Sipas policisë materialet proceduriale në ngarkim të tij iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës.





