Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për disa shtetas.

Në hetim është vënë Gj. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur vëllanë e tij. Po ashtu, D. B., 37 vjeçe, dhe E. M., 48 vjeçe, të dyja banuese në Durrës, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Gjithashtu, procedim penal nisi edhe për N. P., 61 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar se ka marrë portofolin e një shtetasi që i kishte rënë në ambientet e një lokali.