Pas procedimit penal të 25 protestuesve, mes të cilëve ishin edhe artisti Robert Aliaj dhe pedagogu Edmond Tupe, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili shkruan në Facebook se, kryeministri i urren njerëzit që suksesin e ndërtojnë vetë me dijen dhe talentin e tyre, duke e cilësuar atë "të paaftë".
"Kryeministri injorant dhe i kompleksuar armik i elitës. Edmond Tupja dhe Robert Aliaj procedohen nga kryeministri injorant apo thënë ndryshe shkollëpak. Sa i urren kryeministri njerëzit, që suksesin e ndërtojnë vetë me dijen, me talentin dhe aftësitë e tyre, kurse ky i ndërton punët e tij me para’ të vjedhura se është i paaftë në gjithçka."





