Procedohen penalisht 10 persona, mes të cilëve 4 nga Durrësi një nga Tirana, e të tjerët nga Bulqiza e Burreli. Policia e Dibrës thotë se këta persona kanë përfituar pension në mënyrë të padrejtë.

Ata janë:

S.L., 73 vjeç, banues në Bulqizë.

Z.Q., 72 vjeç, banues në Peshkopi.

A.Zh., 80 vjeç, banues në Bulqizë.

H.B., 72 vjeçe, banuese në  Tiranë.

Sh.K., 70 vjeçe, banuese në Durrës.

N.L., 61, vjeçe, banuese në Durrës.

P.L.,  70 vjeç, banues në Burrel.

Sh.H., 74 vjeç, banues në Burrel.

H.L., 69 vjeç, banues në Durrës.

S.O., 73 vjeçe, banuese në Durrës.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi dyshohet se kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile, dhe kanë mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë. Ndaj tyre rëndojnë 2 akuza: “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, dhe “Mashtrimi në sigurime”.

Ndërkohë po vijojnë hetimet.