Policia e Durrësit ka procedura penalisht dy shtetas për verpra të ndryshme penale.

Sipas policisë, është proceduar shtetasi me iniciale F.Z., 31-vjeç, pasi është kapur, në portin e Durrësit, me mallra kontrabandë, disa lloje të ndryshme medikamentesh dhe 6 telefona celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua edhe shtetasi G.A., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan shtetasin F. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në Portin e Durrësit, me mallra kontrabandë, disa lloje të ndryshme medikamentesh dhe 6 telefona celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
……
Specialistët e Hetimit të Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve proceduan penalisht për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, shtetasin G. A., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.