Ka nisur procedim penal për 4 vajza, të moshës nga 22 deri në 27-vjeç, pasi u kapën duke vjedhur produkte kozmetike në një dyqan që po vizitonin në një qendër tregtare në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset, E.L, B.H, E.H dhe K.Z, vjeç 22, 24, 27 e 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në nje qender tregtare janë kapur duke vjedhur disa produkte kozmetike në stendat e nje dyqani.





