Policia e Durrësit ka referuar në Prokurori materialet për 2 shtetas, A. B., 54 vjeç dhe E. A., 34 vjeç, të dyshuar se shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur në zonën e Plazhit. Ata do të hetohen për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.
Gjatë patrullimeve janë konstatuar gjithsej 3 fëmijë dhe 5 të rritur duke lypur në rrugë. Për shtetasit e tjerë, të moshave 21-40 vjeç, janë referuar rastet për vlerësim në Prokurori.





