Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin O. G., 20 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi dyshohet se në fshatin Shijon, Elbasan, ka djegur me zjarr nga pakujdesia një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin A. G., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka mbajtur në mjetin e tij, një shtetase, pa dëshirën e saj.     

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.