Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një shtetase e cila i kishte hapur llogari false në “Tik-Tok” një 34-vjeçareje duke publikuar materiale denigruese pa pëlqimin e saj.

Bëhet me dije se janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Ç., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për t’i hapur asaj një llogari false, në rrjetin social “Tik Tok”.