Një mjek i spitalit të rajonal të Durrësit është proceduar penalisht nga forcat blu të qytetit bregdetar.
Sipas burimeve zyrtare, mjeku me iniciale M.M., është kallëzuar nga shtetasja L.B., e cila pretendon se doktori ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasin M. M., 51 vjeç, banues në Manzë, Durrës (me detyrë mjek në spitalin rajonal Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. B., e cila pretendon se ai ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj bashkëjetuesit të saj, shtetasit D. B., 63 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





