Policia e Lezhës ka proceduar penalisht një 50-vjeçar pasi ka publikuar foto armësh dhe ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën e një dite më parë.

Specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proçeduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale "Thirrje për veprime të dhunshme".

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike  për veprime të dhunshme.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.