Një shtetas italian ka denoncuar në policinë e Durrësit administratoren e një kompanie private që operon në qytetin bregdetar.
Shtetasi italian pretendon se është mashtruar prej saj.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen XH.Ç, vjeç 51, banuese në Durrës, administratore e një kompanie private në Durrës, pasi shtetasi italian B.L, vjeç 64, banues në Itali, ka bërë kallëzim se, me mashtrim i ka marrë 37 makina qepëse dhe nuk ia ka kthyer”,- njofton policia e Durrësit.





