Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një biznesmen, i cili akuzohet për lidhje të paligjshme të ujit në biznesin e tij.

Bëhet fjalë për 37-vjeçarin K.Ç, banues në Durrës.

Më herët, UKD njoftoi se të gjithë lavazhet që funksionojnë në qytetin bregdetar kanë afat deri në fund të muajit për të gjetur burime alternative për furnizimin me ujë, pasi Ujësjellësi i Durrësit ka bërë të ditur se nuk do t'i furnizojë më.

Sipas kodit të ujit lavazhet që funksionojnë për larjen e automjeteve nuk duhet të furnizohen me ujë të pijshëm. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan në gjendje të lirë shtetasin:

• K. Ç.  37 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të kryer në biznesin e tij nga Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës kanë konstatuar lidhje të paligjshme të ujit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar në nenin 159/1 të Kodit Penal.