Tiranë, 24 qershor 2014 – Policia e Shtetit ka bërë procedim penal në gjendje të lire për kreun e Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko. Sipas policies, Aliko akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë si dhe organizim dhe drejtim i organizatave kriminale. 

"Nga strukturat e Policisë së Shtetit, ditën e sotme, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Dashnor Aliko, vjeç 55, banues në fshatin Lazarat, me detyrë Kryetar i Komunës Lazarat. Ndaj këtij shtetasi janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, si i dyshuar për veprat penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë”, “organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, “moskallëzim krimi”, “përkrahje e autorit të krimit”, “forma të veçanta të bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 79/b, 22, 284, 3003, 302 dhe 28 të Kodit Penal",- bëhet me dije nga Policia e Shtetit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/