Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj një të riu nga Pjeza, Shijak. Shtetasi E.Ç. kishte marrë me qira një ambient në zonën ku jetonte ku ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit që policia ushtroi në lokalin e 27-vjeçarit gjeti dhe bllokoi dy sete kompjuterësh, një televizor plazma, një valixhe me fishat e pokerit, katër mini kompjutera, 11110 lekë, 50 euro dhe një pale letra bixhozi.





