Nata është koha më e mirë për procedurat e bukurisë. Është koha kur i gjithë trupi rikuperohet dhe përpjekjet tuaja janë në kulmin e efikasitetit. Disa këshilla si të kujdeseni për veten para se të flini:
Bëni një maskë aloe vera për fytyrën-Lëngu Aloe Vera ndihmon në zbardhjen e lëkurës dhe parandalon rrudhat.
Bëni një maskë me vitaminë E për sytë– Lëkura nën sytë tuaj është e thatë, e hollë, dhe e prirur për rrudha të hershme. Për të parandaluar plakjen, aplikoni maska me vitaminë E para se të shkoni në shtrat. Megjithatë, jini shumë të kujdesshëm me vitaminën E, aplikoni vetëm disa pika: në sasi të mëdha, ajo mund të shkaktojë ënjtje dhe acarim.
Aplikoni vaj kastori për qerpikët dhe vetullat-për rritjen e tyre të shpejtë dhe dendësi.
Aplikoni vaj kokosi për buzët –Vaji i kokosit do të jetë ndihmë e madhe për buzët e thata.
Njomni flokët tuaj– ka spraj dhe serume të shumtë për njomjen e flokëve, por ju gjithashtu mund të përdorni një recetë në shtëpi: gjithçka ju duhet është pak uthull molle dhe ujë. /Revista Psikologjia