Presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Ram janë pyetur gjatë konferencës për shtyp për Procesin e Perlinit dhe “Open Balkan”, si dy rrugë që do përshpejtojnë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Rama ka siguruar se janë i njëjti proces, ndryshimi i vetëm është se njëri drejtohet nga partnerët ndërkombëtare kurse i dyti nga vetë vendet e rajonit.
Von der Leyen tha se çdo iniciativë në Ballkan është e mirëpritur, me kusht që të jetë e hapur, gjithpërfshirëse dhe në të mirë të vendeve.





