Kryeministri Edi Rama është stacionuar para Kryeministrisë, ku po pret në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” liderët e BE-së dhe të Ballkanit.

Mes të ftuarve të pranishëm në samitin e Procesit të Berlinit ishte dhe një përfaqësues i vendeve të BE, që ecte me paterica.

Problemi me këmbën e tij të djathtë nuk e ka penguar zyrtarin të marrë pjesë në samitin, që bashkon liderët e BE dhe të Ballkanit sot në Tiranë.