Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në nisje të sesionit të parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Rama u shpreh se sfida më e madhe, është ndarja e vendeve të anëtare të BE dhe atyre jo anëtare të unionit. Ai shtoi se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht.
“Ka një sulm shkatërrues ndaj Izraelit, që ka detyruar një komb demokratik që të vetëmbrohet. Jemi solidar me Izraelin. Sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme mes anëtarëve të BE dhe jo anëtarëve të BE. Të jetosh pa BE nuk është e lehtë. Dua të ngre disa pikëpyetje. A mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve të BE dhe jo vendeve të BE? Më duhet të theksoj se premtimet e Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, për ta thënë butësisht”, tha ndër të tjera Rama në fjalën e tij.