Ministeriali i Ministrave të Brendshëm do të mblidhet ditën e nesërme në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Tema të Ministerialit do të jenë Menaxhimi i Integruar të Kufijve; Bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër Krimit të organizuar; Partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

Mësohet se ministri Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nga ora 12:15 deri në 13:30, në hyrje të Pallatit të Kongreseve.

Në nisje të Ministerialit, në orën 14:00 do të mbajë fjalën ministri i Brendshëm Taulant Balla, Fernando Grande-Marlaska – në cilësinë e Presidencës të Këshillit të BE-së, ministër i Brendshëm i Spanjës; z. Johannes Luchner, zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, Komisioni Europian.

Më pas, punimet do të vijojnë me dyer të mbyllura në dy seanca.

Pritet që në orën 17:20, ministri Balla do të bëjë përmbylljen e punimeve dhe rezultatet e arritura.

Në 17:30 do të ketë një konferencë për media të Ministrit të Brendshëm Shqiptar dhe DG Home, ku gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë. Konferenca mbahet në sallën e Albanologjisë, në Pallatin e Kongreseve.