Në një dalje për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për procesin e numërimit të votave dhe rezultatin e deritanishëm.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS në këto zgjedhje teksa theksoi se socialistët janë ndëshkuar në ato vende që ata i quajnë bastionet e tyre.
“Së pari dua t’ju falënderoj të gjitha mediave që keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendrat që favorizojnë partinë në pushtet. PS ka humbur thellë numrin e votave kudo ku janë hapur këto kuti që ishin shënuar. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe me një rritje të votave për PD dhe koalicionin për ndryshim. Ky është fillim, pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion, në zonën 10 PD rritje prej 30% apo në zonën e Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku janë ndëshkuar nga qytetarët do vijë dhe radha e kutive të tjera”, tha Basha, ndërsa iu bëri thirrje komisionerëvë që të vazhdojnë numërimin.





