Teksa vijon numërimi i votave në të gjithë vendin, Presidenti Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e sotëm.
Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit iu bën thirrje numëruesve të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund.”





