Në datat 21 – 26 tetor 2019 (3 faza 48-orëshe: 21-22, 23-24 dhe 25-26), të gjithë aplikantët që kanë kryer procesin e aplikimit në Raundin e Tretë dhe janë shpallur fitues, kryejnë procesin e regjistrimit pranë IAL, duke paraqitur dokumentacionin në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Pas përfundimit të 3 fazave 48-orëshe të regjistrimit, në datat 28 tetor dhe 31 tetor 2019, IAL-të vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve, nëpërmjet portalit U-Albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e tretë.

Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi dhe kanë aplikuar në raundin e tretë. IAL-të, gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave.

(Për të shkarkuar listat e plota me ID e kandidatëve në universitetin e Durrësit, klikoni në këtë link: LISTA E PLOTË E RENDITJES , ku do të mund të shkarkoni çdo program studimi).