“DurrësLajm” ishte sot në lagjen e re që po ndërtohet në zonën e Manzës, një nga njësitë administrative më të dëmtuara nga tërmeti i dy viteve më parë.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako me të cilën zhvilluam një intervistë lidhur me ecurinë e procesit të rindërtimit jo vetëm në Manzë por në të gjithë bashkinë, dha lajmin e mirë se përgjatë këtij muaji dhe muajit dhjetor do të përfundojnë 4 pallatet e para, dy në Durrës dhe dy në Manzë të cilët u rindërtuan nga e para.

Durrës, si bashkia më e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ka ende shumë “plagë” të hapura.

Shumë qytetarët të Durrësit janë të interesuar për fazën në të cilën ndodhet procesi i rindërtimit të  banesave kolektive dhe idividuale. Shumë të tjerë janë të interesuar për pallatet me banesat të klasifikuara me shkallë dëmi DS4 ku ka filluar puna për riforcimin e tyre.

Për të mësuar më shumë rreth procesit të rindërtimit me të gjitha programet e tij në Durrës ndiqni të plotë intervistën e zhvilluar me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako.