Dega e Partisë Demokratike në Durrës, ka reaguar për procesin e rindërtimit të banesave pas tërmetit të 2 viteve më parë.

Kryetari i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferaj, shprehet se i vetmi sukses me procesin e rindërtimin është fshehja e provave përmes rrafshimit të pallateve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk është ndërtuar sërish.

Gjithashtu Xhaferaj akuzon maxhorancën se ka abuzuar me fondet evropiane.

Një ditë më parë, “DurrësLajm” vuri në dukje, se megjithëse të premten ishte 2-vjetori i tërmetit shkatërrimtar as dega lokale e PD-së dhe as figurat kryesore të saj, nuk u kujtuan të bënin një deklaratë për mediat apo reagim në rrjete sociale.

Dalja e sotme e kreut të degës dhe njëkohësisht deputetit të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, megjithëse e vonuar në kohë, dëshmon reflektimin e degës lokale të partisë më të madhe opozitare.

DEKLARATË E KRYETARIT TË DEGËS SË PD, DURRËS, FERDINAND XHAFERAJ

Kur u mbushen dy vite nga termeti i 26 nentorit, evidenca dhe realiteti jane pasqyrat ku perplasin dhe dalin te vertetat e rilindjes me rindertimin.

I vetmi “sukses” i kryeministrit Rama me rindertimin eshte se ja kane arritur te fshehi personat pergjegjes. Është e dokumentuar tashmë që nen mbrojtjen e Ramës askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Rama ja ka borxh Durrësit që të vij e të thotë se pallatet u rrafshuan urgjentisht dhe asgje nuk është bërë sepse ska qënë shqetësimi të ribëheshin pallatet, por vetem si të zhdukeshin gjurmët dhe evidenca e shkelësve të ligjit. Edhe ne nje fatkeqsi natyrore, Rama i deshmoi shqiptareve se ligji nuk vlen njesoj per te gjithe.

Rama ka deshtuar me rindertimin sepse ne 14 Dhjetor te 2019 do te deklaronte se deri ne Qershor te 2021 do te merrte fund procesi i rindertimit. Por, ndersa kane qene rreth 6000 familje me bonus qeraje aktualisht sot marrin bonus qeraje 3800 familje.

Pra, kemi 3800 familje qe akoma se kane te zgjidhur problematiken e termetit.

Rama ka deshtuar me rindertimin sepse faktet tregojne se kane qene 36 pallate DS5 dhe 124 pallate DS4 qe konsiderohen te demtuara shume rende.

Aktualisht po punohet vetem ne 11 pallate DS4 dhe jane ne proces gare 13 pallate qe presin te financohen. Pra, nga 160 objekte DS4 dhe DS5 ka filluar puna vetem ne 11.

Rama jo vetem ka deshtuar, por edhe ka abuzuar me rindertimin sepse po te shohim shkollat ne fillim u tha se ishin 14 shkolla te demtuara rende. Por, babezia per te abuzuar e coi numrin e shkollave te demtuara rende ne 30 duke shtuar edhe shkolla qe po behej normalisht mesim.

Shkolla me tre dhe kater kate qe jane shpenzour rreth tre miliarde leke per t’i rindertuar jane vitrinat ku shfaqet qeveria qe perfiton edhe nga fatkeqsia.

Pra, e vetmja evidence qe Procesi i rindertimit ka prodhuar ne Durres, pergjate ketyre dy viteve, eshte se si bujaria europiane eshte shperdoruar nga babezia qeveritare. Sot mbas dy viteve nga tragjedia, i vetmi bilanc i rilindjes per termetin eshte se ne cdo hallke te perballimit te situates kemi pare vetem paaftesi, papergjegjshmeri dhe abuzim.