“Procesi i Rindërtimit po transformon qytetin”

Me këtë fjali nis postimin e saj të radhës në “Facebook” kryebashkiakja Emiriana Sako.

Sako është ndalur tek godinat arsimore dhe ka bërë me dije se “Durrësi përfiton nga ky proces 37 shkolla e kopshte të reja”, për të cilat thotë se janë “më të forta, më të bukura e me kushte optimale sipas standarteve evropiane”.

Postimi i plotë:

Procesi i Rindërtimit po transformon qytetin.
👉 Durrësi përfiton nga ky proces 3️⃣7️⃣ shkolla e kopshte të reja, më të forta, më të bukura e me kushte optimale sipas standarteve evropiane:
🔸16 shkolla e kopshte të reja janë ndërtuar
🔸8086 nxënës e fëmijë të këtyre godinave të reja arsimore mësojnë sot në ambiente me standarte evropiane
🔸2 shkolla të tjera janë në proces
🔸19 shkolla e kopshte të tjera do të ndërtohen