Në dy qendrat e votimit me nr 1461 dhe 1461/1te shkolla e muzikës “Jan Kukuzeli” procesi i votimit po shkon shumë normalisht, ndërkohë që vihet re prezencë e ulët qytetarësh.

“DurrësLajm” ishte në momentin kur kandidati i PD-AN Florian Tahiri, i shoqëruar nga bashkëshortja, u paraqit pranë kësaj qendre për të votuar.

Ai nënvizoi se deri më tani procesi po vijon normalisht, ndërkohë në mesazhin e tij për votuesit u shpreh:

“Ju lutem të gjithëve, të drejtën tuaj kushtetuese për të votuar zbatojeni sot më shumë se kurrë. Shqipëria ka nevojë për votën tuaj dhe për ndryshim”,- tha Tahiri.

Ndërkohë qytetarë të ndryshëm që u paraqitën pranë këtyre qendrave nënvizuan faktin se procesi po shkon shumë normalisht.

Disa nga votuesit që votonin për herë të parë thanë se ndiheshin mirë që po i bashkoheshin këtij procesi, ndërsa në urimin e tyre theksuan se shpresojnë që të fitojnë kandidatët më të mirë.