Procesi i votimit në qytetin e Durrësit po shkon drejt fundit. Në QV nr.1494 parashikohet që pjesëmarrja të jetë 40% në përfundim të procesit të votimit.

Bilal Mullaj, kryetari i kësaj QV-je deklaron se procesi ka vijuar normalisht dhe vetëm në raste të veçanta është dashur të kryejnë manualisht identifikimin e votuesve.

Sakaq, deri më tani pjesëmarrja e votuesve në Durrës është 31.01 %.