SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga çështja për shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për sekuestron e pasurive me argumentin e konfliktit të interesit.
Gjyqtarja Olldashi, ishte ajo që zbuti masën e sigurisë për Malltezin, duke e nxjerrë nga burgu dhe duke caktuar masën arrest shtëpie.
Sakaq ditën e djeshme SPAK njoftoi se do bënte rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër këtij vendimi.