Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është gjeneratori i të gjitha të këqijave që ndodhin vendit tonë. Ai u shpreh se molotovët e hedhur nga protetsuesit, janë revoltë, ndërsa e ka konsideruar Ilir Prodën si mercenar i kryeministrit.

“Edi Rama, gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij ndaj edhe largimi i njërit apo tjetrit, janë përpjekje për të ruajtur lëkurën e tij. Asgjë nuk e mbron dot atë nga revolta popullore. Molotovët, janë shpërthime të revoltës. Ilir Proda një nga kryebanditët , revolta shkon drejt për t’i thënë se aq sa ka të ardhme Rama aq ke edhe ti, që je një mercenar i tij. Aty është në zyrën e tij është edhe Agasi, ndaj edhe shkojmë aty për t’i shënjuar. Kjo nuk është për policët e thjeshtë, por për këta që janë më të rrezikshmit”, tha ai.