Prodhimet bujqësore shqiptare janë të sigurta! Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga ministri Bujqësisë gjatë një vizite në një serë në Bishan të Vlorës ku për ta demonstruar këtë konsumoi një domate.

Ministri pa nga afër biznesin familjar me traditë gati 20-vjeçare, ku kultivohen mijëra tonë domate për tregun vendas dhe për eksportin.

Sipas Çuçit prodhimet shqiptare janë 100 % të sigurta dhe nuk kanë lidhje me gjilpërat apo hormonet.

"Shqiptarët duhet të jenë krenarë për këto produkte. Këto janë produkte që po shkojnë në gjithë Evropën. Asnjë kamion nuk është kthyer nga vendet e BE. Ftoj konsumatorët shqiptarët që të konsumojnë produktet shqiptare se janë 100% të sigurta dhe të shijshme."