Ka shumë njerëz që nuk zgjohen dot në mëngjes dhe kërkojnë mënyra të ndryshme për t'u çuar nga krevati. Coli Fartz një inxhinier nga Austria synon të ndihmojë pikërisht këtë kategori personash me "shpikjen e tij".

Fartz ka prodhuar një krevat të ri i cili kur shkon ora, bie një zile e fortë dhe pas kësaj e hedh personin gjumash në këmbë. Por mos u bëni merak se hedhja nuk është aq e fortë sa të lëndoheni.

Krevati pritet që të dalë në treg dhe që tani shumë përdorues në rrjetet sociale pretendojnë se kjo shpikje është zgjidhja e tyre.