Një automjet për të eksploruar Marsin, është ekspozuar në Kompleksin Vizitor të Qendrës Hapsinore "Kennedy", në Florida.
Zhvillimi i projektit të këtij automjeti ka nisur në nëntor të 2016-ës dhe ka përfunduar në muajin prill të këtij viti. Projektimi dhe prodhimi i makinës është bërë nga "Parker Brothers Concept", një kompani që merret me dizenjimin dhe prodhimin e makinave "të çuditshme", për filma dhe prodhime televizive.
Makina ka 6 rrota, është prodhuar tërësisht nga fibra karboni dhe alumini dhe punon me energji diellore. Ajo është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe pjesa e pasme funksionon si një laborator i shkëputur, edhe pse ndoshta nuk do të udhëtojë kurrë për në planetin e kuq. Ky mjet mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 95-110 km/orë, por ende nuk bëhet e ditur kostoja e tij.
Nasa ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht projektin, por video dhe imazhe të mjetit kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale, në fillim të kësaj jave.
Prodhohet makina për të eksploruar Marsin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 29 mars 2026
“Karriget nuk janë qëllimi, koha që ikën nuk kthehet më”/ Mesazhi i Braçes pas mbledhjes: PS forcohet duke u hapur, përfshirë të majtë që…
Në pranga 15 herë kampioni i golfit Tiger Woods, drejtoi makinën në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident
Përmbytje masive dhe ndërprerje të energjisë elektrike, Rusia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Dagestan





