Gjykata e Korçës lë në burg tre anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që prodhonin pasaporta dhe dokumente false.
Pas njohjes me masën e sigurisë arrest në burg, të caktuar nga gjykata për Thanas Sholla dhe Besnik Dine, të njëjtën masë sigurie gjykata ka caktuar edhe për bashkëpunëtorin tjetër Artur Rakipi, i cili u arrestua në flagrancë pasi kishte përshtatur një ambient të shtëpisë si laborator.
Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi 119 pasaporta të vendeve të ndryshme të botës dhe dokumenta të tjera si patenta, diploma dhe karta identiteti që i dispononin 3 personat ndërsa në këmbim të prodhimit të tyre ata merrnin shuma nga 300 – 10 000 euro.





