Tashmë e kemi humbur numërimin, nuk e dimë e sata herë është që produksioni i “Big Brother Vip” del zbuluar edhe nga vetë banorët që janë pjesë e shtëpisë.
Ditën e djeshme dy banore u skualifikuan nga loja, me arsyen se kanë përdorur dhunë verbale.
Largimi i Ermionës dhe Evës solli edhe diskutime në shtëpi, veçanërisht ai i aktores, e cila kishte vetëm një javë që u bë pjesë e formatit.
Kjo e fundit debatoi fillimisht me Kristin për kërcimin që duhet të realizonin, si detyrë e dhënë nga “Vëllai i Madh”, në kuadër të spektaklit “Dancing With the Stars Big Brother Vip.”
Në një diskutim me Oltën, Kristi e pranon me gojën e tij, se atij “iu tha” që të debatonte me Evën. Olta u tregua e shpejtë për të korrigjuar Kristin, që të mos flasë më shumë.
Kristi: Mua më vjen inat që the the që e bëra me dashje debatin.
Olta: Po, sepse mund ta ndërprisje debatin. Nuk duhet ti shkoje te krevati.
Kristi: Nuk dua të them detaje, se ti e di që disa gjëra nuk thuhen, që i themi me një kontekst tjetër. Mua mu tha që duhet të shkosh sa më shpejt te Eva, të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem.
Olta: Jo të debatosh, ta zgjidhësh këtë problem, kujdes!
@komandante.zana #viral #trending #fypシ #fyp #fy #kiaratito #efidhedhes #meluizin #cllevioserbiano44 #butrintimeri #noizyking #kozakbraci1 #stresi #dijonisbiba #oltagixhari #bigbrotheralbaniavip #topchannel #luizejlli #cllevio #noizy ♬ original sound – 🄳🄴🄳🄰 & 🅉🄰🄽🄰