Mbrëmjen e së hënës në ‘D-Night’ ishte e ftuar Adela Qerimi një ish-konkurrente në She’s On Top në Top Channel për të folur rreth eksperiencës së saj në atë kompeticion, ku sipas versionit të Adelës ishte një eksperiencë zhgënjyese duke i bërë padrejtësi.
Por, si qëndron e gjithë historia?
Dajana: Adela është një vajzë që më ka shkruar dhe kontaktuar në Instagram dhe ajo është një pjesëmarrëset e She’s On Top. Në fillim goxha e mirëpritur, madje edhe Beniada, një ish-konkurrente e Big Brother e ka mirëpritur duke thënë se është një vajzë shumë simpatike, por më pas duket se gjërat kanë ndryshuar për Adelën.
Ajo më ka shkruar se i është bërë një padrejtësi në She’s On Top dhe ka dashur që këtë “zë” t’a dëgjojnë shqiptarët npm D-Night
Ritheksoj hap dhe mbyll kllapa që asnjëherë nuk kemi absolutisht asnjë gjë me asnjë televizion. Jemi një dritare e hapur për të dëgjuar të gjitha versionet, pra ky është një version i Adelës, sigurisht nëse ka një kundërpërgjigje e mirëpresim në D-Night.
Adela: Mendova të marr pjesë në një show televiziv dhe doja t’a shfrytëzoja për një të ardhme më të mirë, kalova shumë audicione dhe u pranova. Në prova isha shumë mirë e më thonin bravo dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë.
Pa parë puntatën e parë ne ishim në grim dhe sapo doli në YouTube unë shkova dhe e pashë që kishin prerë komente dhe nuk e kuptova se përse i kishin prerë.
Nga ai moment unë u zhgënjeva shumë dhe ata e kanë bërë që të mos më japin shumë vëmendje.