Mjeku popullor na sugjeron çajrat dhe produktet që duhet të konsumojmë këtë periudhë.
Mjeku këshillon çajra të bërë me lule kumaku, dafinë, rozmarinë, trumzë.
“Nëse ndjeni që po ju ikën shija dhe nuhatja duhet të përdorni vajra esenciale si vaji i dafinës, ta thithni nga hunda ose të merrni dy pika nga goja.”– thotë Irfan Gjeci në emisionin “Shqipëria live”. Në mungesë të vajit esencial të dafinës mund të përdorni gjethet e dafinës.
Sipas mjekut është e rëndësishme të ruajmë qetësinë. Kur na kap paniku situata do të rëndohet dhe mund të bëhet shkak i problemeve të tjera. Në raste të tilla “merrni një lugë me spec të kuq djegës, ziejeni dhe pasi ta kulloni pijeni. Do të nxisë qarkullimin e gjakut”– thotë mjeku.
Sipas mjekut limoni duhet të konsumohet përditë.
Në këtë periudhë kur virusi Covid-19 është më i pranishëm se kurrë në vendin tonë, po ashtu dhe virozat e stinës është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin duke u siguruar që të marrim vitamina dhe vlera ushqyese në dietën tonë.