Në një qytet si Durrësi ku konkurenca është e madhe midis subjekteve që tregtojnë produktet e peshkut, shumë biznesmenë kanë bërë zgjedhje të zgjuara për të thithur klientët.
Ata amatorë që kanë anijet e tyre të peshkimit kanë hapur edhe dyqane tregtimi e shërbimi, ku produktet e detit, i përgatisin në forma të ndryshme, duke i skuqur në moment apo duke përgatitur edhe sallatat e ftohta aq të shijshme për të gjithë moshat.
Janë kryesisht modelet e suksesshme të marra nga vendet europiane, ku ata që e kapin peshkun e freskët e tregtojnë dhe pregatisin atë. Pika të tilla në fillim u panë me skepticizëm, por për të gjithë qytetarët blerja e peshkut të përgatitur është një favor shumë i madh që e vërejnë.
Kjo sepse në këto pika, peshku i freskët blehet i gatuar për vaktet e ditës, dhe në shtëpi e merr të freskët. Po kështu, sallatat e ndryshme të përatitura me vaj ulliri, të produkteve të ndryshme detare mbeten shumë të preferuara e të konsumuara nga durrsakët, të cilët e kanë të lidhur jo vetëm kuzhinën me detin por të gjithë jetën e tyre.
Prej merlucit i cili është edhe lloji i peshkut më i pëlqyer nga të gjithë sepse ka pak hala, por edhe sardelja, spalca, gjeli, mbeten ndër llojet e peshqve që gjerësisht gjenden në Adriatik e njihen për shijen e tyre shumë të mirë.
Ndjekim materialin e përgatitur.
K.H.





