5 shtator 2015 – Urna prej porcelani, e prodhuar në atelienë me famë botërore të Sevrës (Sèvres), ndodhet në Shqipëri. Këtë e njoftoi sot, në një status të vetin në FB restauruesi i njohur shqiptar Prof. Frederik Stamati. Me gjithë përpjekjet e bëra deri tani, origjina e saj mbetet akoma e papërcaktuar. “Thashethemet” e shoqërojnë vazhdimisht. Megjithatë është bërë shumë për të ndriçuar të vërtetën e saj shkruan Prof. Stamati: “Ndoshta, së shpejti diçka do të botoj në gazetë”.

Sipas restauruesit, urna paraqet betejën e Friedlandit, të bërë në vitin 1807. Është pikturuar nga H. Desprez. Në foton ballore paraqitet Napoleon Bonaparti, Nei dhe Oudinot (ai pa kapele), që merr urdhrat e Napoleonit. Skena të ndryshme nga beteja qarkojnë të gjithë urnën.

Beteja e Friedlandit u zhvillua më 14 qershor 1807, menjëherë pas asaj të Eulaut. Përballë ishin forcat franceze, 71 000 ushtarë dhe forcat ruse, 75 000. Komandanti i francezëve ishte Napoleon Bonaparti, i ruseve gjenerali Levin August, konti i Bennigsenit. Në fund të betejës, sipas zvogëlimeve që u bënte Napoleoni, nga pala franceze u vranë 10 000 ushtarë, nga kundërshtari 30 000.

/portali DurresLajm/