Në një postim në llogarinë tij në rrjetin social Facebook, restaruesi i famshëm dhe në arenën ndërkombëtare Prof. Frederik Stmati, boton shënimin e mëposhtëm, duke e shoqëruar me këto 4 fotografi.

“Monument kulture në qendër të Durrësit. Ka njëzet e ca vjet që ky tubacion plastmasi shtrihet për promovimin e trashëgimisë historike. Vallë kaq të vështirë e ka Bashkia e Durrësit, që harxhon jo pak për rregullime në qytet, që të zhvendosë këtë shëmtirë nga një monument?”