8dhjetor 2015 – Gjyshja Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Gjyshja Vanga, ishte një femër e pashkolluar, e verbër, e cila thuajse tërë jetën e saj e kishte kaluar në malet e Bullgarisë. Shumë njerëz, anë e kënd botës, janë të bindur edhe sot e kësaj dite se ajo ka pasur aftësi paranormale.

Sido që të jetë, disa nga profecitë e saj, nga aspekti ynë kohor, duken mjaft interesante. Vanga thoshte se në Tokë jetojnë edhe alienët, të cilët kanë ardhur nga planeti Vamfim. Ndonëse vdiq në vitin 1996, ajo ka folur për famën e Rusisë dhe për Vladimirin e Madh (Putin), i cili do të bëhet sundimtar i botës. Në kuadër të ngjarjeve aktuale në Rusi dhe Ukrainë, disa kanë konstatuar se Putini me të vërtetë është Vladimiri i tetë në krye të Rusisë.

Ja disa nga profecitë e saj plake, që shkojnë deri në vetëshkatërrimin e botës:

2016 – Evropa do të jetë thuajse e zbrazët, pa njerëz.

2018 – Fuqia e re botërore do të bëhet Kina.

2025 – Evropa është pak e banuar.

2028 – Gjendet një burim i ri i energjisë. Do të fluturojë ekuipazhi me njerëz për në Venerë.

2033 – Shkrihet akulli në polet e tokës. Vjen deri te rritja e nivelit të oqeaneve.

2043 – Ekonomia botërore lulëzon. Në Evropë sundojnë myslimanët.

2046 – “Kultivohen” të gjitha organet e trupit, ku zëvendësimi i organeve të sëmura bëhet mënyra më e mirë e shërimit.

2066 – Me rastin e sulmit kundër Romës myslimane, SHBA-ja për herë të parë përdor armën klimatike – ngrirjen e menjëhershme.

2076 – Në Tokë mbretëron komunizmi, shoqëria pa klasa.

2084 – Natyra e merr veten ngadalë.

2088 – Paraqitet një sëmundje e re – plakja për disa sekonda.

2097 – Plakja e shpejtë shërohet.

2100 – Një diell artificial fillon ta ndriçojë anën e errët të Tokës.

2111 – Njerëzit bëhen robotë të gjallë.

2164 – Shkencëtarët i shndërrojnë kafshët në gjysmënjerëz.

2167 – Paraqitet një besim i ri.

2183 – Kolonia njerëzore në Mars bëhet fuqi bërthamore dhe kërkon pavarësi nga Toka.

2195 – Kolonitë e nënujshme bëhen plotësisht të pavarura me ushqim dhe energji.

2201 – Dielli fillon të shuhet.

2221 – Në kërkim të jetës jashtëtokësore, njerëzimi bie në kontakt me gjëra të tmerrshme.

2273 – Me përzierjen e racave të verdhë, të bardhë dhe të zezë, krijohet një racë e re.

2288 – Udhëtimet në kohë dhe takimi me jashtëtokësorët.

2299 – Në Francë rritet lëvizja partizane kundër myslimanëve.

2304 – Zbulohet sekreti i Hënës.

2378 – Raca e re në Tokë shumohet me shpejtësi të madhe.

3797 – Në Tokë zhduket çdo formë e jetës, por njerëzit vazhdojnë të jetojnë në sistemet e tjera diellore.

3803 – Klima e planetit të ri ndikon te njerëzit. Ata pësojnë mutacione.

3854 – Zhvillimi i civilizimit ndërpritet. Njerëzit jetojnë në kope, si kafshët.

3871 – Paraqitet profeti i ri, i cili iu flet njerëzve për vlerat morale, për fenë.

3874 – Profeti merr mbështetjen e njerëzve. Formohet një fe e re.

4304 – Mposhten të gjitha sëmundjet.

4509 – Njeriu përfundimisht e “njeh” Zotin. Njerëzit arrijnë një nivel të tillë të zhvillimit, saqë mund të flasin me Zotin.

4599 – Njerëzit bëhen të pavdekshëm.

5076 – Zbulohet kufiri i Gjithësisë. Askush nuk di çka gjendet përtej.

5078 – Njerëzit vendosin që ta kalojnë kufirin e Gjithësisë.

5079 – Fundi i botës!

/portali DurrësLajm/