Ndërsa inteligjenca artificiale po përparon me hapa të shpejtë, disa profesione mbeten të pazëvendësueshme për shkak të nevojës për empati, kreativitet dhe gjykim njerëzor.
Sipas ekspertëve, në këtë kategori hyjnë profesionistët që kujdesen për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe të cenueshëm, mësuesit dhe edukatorët, këshilltarët e punësimit, paramedikët, punëtorët praktike si elektrikët dhe hidraulikët, topografët dhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Po ashtu, punonjësit e hotelerisë, sipërmarrësit dhe kujdestarët e fëmijëve nuk mund të zëvendësohen nga AI.
Ekspertët theksojnë se edhe pse teknologjia mund të ndihmojë në disa procese, vendimmarrja dhe ndërveprimi njerëzor mbeten të domosdoshëm.





